Tubime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kundër ligjit të propozuar rreth protestave

Qindra demonstrues bënë marshime dhe tubime në të gjithë vendin kundër një ligji të propozuar që do t’i jepte policisë kompetenca shtesë për të frenuar protestat.

Qindra demonstrues janë bashkuar në marshime dhe tubime në të gjithë Britaninë si pjesë e një “fundjave kombëtare veprimi” kundër një ligji të ri të propozuar që do t’i jepte policisë kompetenca shtesë për të frenuar protestat.

Të shtunën, grupi i ndryshimit të klimës Extinction Rebellion (XR) dhe lëvizja Black Lives Matter (BLM) u bashkuan me aktivistë të tjerë për tubimet në Londër dhe qytete të tjera, duke përfshirë qytetet Manchester, Sheffield, Leeds dhe Brighton.

“Qeveria po përpiqet të kufizojë protestat – veçanërisht BLM dhe XR – kjo është e gjitha për këtë projekt-ligj. Ne duam që klauzolat në këtë projekt-ligj për protestat të anulohen,” tha Mark Duncan, një prej më shumë se 500 protestuesve përmes qendrës së Londër, qe marshojnë duke goditur daulle dhe duke kënduar.
Ky projekt ligj do të ashpërsojë masat që oficerët mund të marrin për të shpërndarë demonstratat, të tilla si vendosja e kufijve të kohës dhe zhurmës, të cilat aktivistët kanë frikë se do të përdoren për të frenuar rezistencen. /Mesazhi.com