Tuchel: Nuk kam arsye për të dhënë dorëheqje

Bayern Munchen të mërkurën është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht me rezultat 2-1 nga skuadra e Ligës së tretë, Saarbrucken.

Pas kësaj humbje, ka pasur reagime të ndryshme, ku është kërkuar edhe dorëheqja e trajnerit Thomas Tuchel.
Por tekniku gjerman, në prag të ndeshjes me Borusia Dortmundin tha se nuk ka arsye për të dhënë dorëheqje.

“Harrojeni dorëheqjen time, nuk kam arsye për ta bërë atë veprim. Sigurisht që humbja në Saarbrucken na zhgënjeu shumë, sepse kishim si objektiv fitimin e Kupës.

Duhet t’i lëmë mënjanë ndjenjat dhe ta harrojmë këtë disfatë. Por e dimë që do të duhet kohë që të na largohet kjo dhimbje. Gjithsesi, ne po zhvillojmë një kampionat madhështor dhe do të shkojmë në Dortmund për fitore”, ka deklaruar Tuchel në konfernecë për media.