Turqi, 4 të vdekur gjatë fundosjes së varkës me migrantë

Janë nxjerrë katër kufoma prej gjithsej 13 personave të zhdukur pas fundosjes së varkës me migrantë të padeklaruar në Dikili, në Izmir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zhdukjen e migrantëve në orët e mëngjesit e lajmëruan dy migrantë të cilët shpëtuan duke notuar deri në breg. Më pas ekipet e rojës bregdetare filluan aksionin e shpëtimit përmes helikopterit dhe tre mjeteve të lundrimit.

Në varkë gjendeshin gjithsej 15 persona, në mesin e të cilëve 14 shtetas të Afganistanit dhe një nga Irani. Pas fundosjes janë zhdukur 13 persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë.

Janë shpëtuar tre persona dhe janë nxjerrë kufomat e katër të tjerëve, ndërsa po kërkohen edhe gjashtë migrantë të padeklaruar.