Gjatë një aksioni antiterrorist të kryer në Stamboll janë arrestuar 32 persona të cilët për DEASH-in kanë luftuar në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Stambollit për luftë kundër terrorizmit kryen operacion në mënyrë paralele në disa adresa në distriktet Bayrampasa, Zeytinburnu, Basaksehir, Esenyurt, Tuzla dhe Umraniye.
Operacionin e kanë mbështetur edhe njësitet speciale nga policia.
Dyshohet se të huaj e arrestuar, hetimi i të cilëve është në rrjedhë, kanë përgatitur sulm në Turqi.