Turqi, hyn në fuqi marrëveshja ndërkombëtare kundër terrorizmit

Protokolli plotësues i traktatit të parë ndërkombëtar mbi terroristët e huaj, që u nënshkrua në kryeqytetin letonez Riga në vitin 2015, sot ka hyrë në fuqi në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Protokolli Plotësues i Konventës së Këshillit të Evropës mbi Parandalimin e Terrorizmit, traktati i parë ndërkombëtar që adresonte fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë, që u nënshkrua në Riga më 22 tetor të vitit 2015, është ratifikuar së fundi nga vendi ynë dhe që nga sot hyri në fuqi në Turqi”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Në deklaratë theksohet se Protokolli Plotësues ishte nënshkruar nga 40 shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe BE-së. Së bashku me Turqinë, numri i shteteve që kanë ratifikuar dhe zbatuar Protokollin ka arritur në 12.

“Turqia kontribuoi dukshëm në hartimin dhe nënshkrimin e menjëhershëm të Protokollit Plotësues, i cili jo vetëm që përcakton forcimin e bashkëpunimit midis anëtarëve të Këshillit të Evropës, por po ashtu i obligon ata të kriminalizojnë një numër aktesh, si për shembull pjesëmarrjen në një shoqatë apo grup për qëllime terrorizmi, udhëtime jashtë vendit për qëllime terrorizmi, si dhe organizim, financim apo lehtësim të udhëtimeve të tilla”, theksuan nga Ministria e Jashtme.

Duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit, që i përshkroi si “një kërcënim madhor për paqen dhe sigurinë globale”, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se vendi tashmë kishte luftuar me disa organizata terroriste në të njëjtën kohë, të tilla si PKK/PYD/YPG, Organizatën Terroriste FETO dhe DEASH.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të