Turqi, neutralizohen gjashtë pjesëtarë të PKK-së

Në një operacion antiterrorist të mbështetur nga ajri, të zbatuar në periferinë e malit Amanos në provincën turke Osmaniye, janë neutralizuar gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë, gjatë aktiviteteve të tyre kundër organizatës terroriste PKK në periferi të Amanosit, kanë vërejtur një grup pjesëtarësh të kësaj organizate, ku nisën një operacion për kapjen e tyre.

Përveç neutralizimit të gjashtë pjesëtarëve të PKK-së, është sekuestruar një sasi e armëve dhe raketa hedhësish, të cilët i kanë takuar këtij grupi.

Ndërkohë, siç njoftohet, forcat turke kanë vazhduar me aktivitetet për kontrollin e terrenit.