Turqia fillon operacionin antiterrorizëm “Yıldırım-5 Amanoslar”

Ministria e Brendshme e Turqisë, njoftoi se me pjesëmarrjen e një personeli prej 1.448 personash ka filluar në qytetin Hatay operacionin “Yıldırım-5 Amanoslar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme thuhet se operacioni “Yıldırım-5 Amanoslar” është filluar nën drejtimin e Komandës Rajonale e Xhandarmërisë së qytetit Adana me qëllim për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës organizatën terroriste separatiste dhe për të neutralizuar terroristët që ndodhen në rajon.

Në operacionin nën drejtimin e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë së qytetit Adana marrin pjesë 1.448 forca nga 97 njësi operacionale të përbërë nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe forcat e sigurisë të qyteteve Hatay-Osmaniye dhe Gaziantep.

– Në operacionet Yıldırım janë neutralizuar 15 terroristë

Në deklaratën e ministrisë njoftohet se operacionet “Yıldırım” të filluara në muajin korrik nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme deri më sot janë neutralizuar 15 terroristë, janë shkatërruar 30 shpella, strehimore dhe depo si dhe janë konfiskuar shumë armë dhe armatime, ushqime dhe produkte jetësore.

Po ashtu më tej thuhet se operacionet “Yıldırım” të zhvilluara për eliminimin plotësisht të terrorizmit brenda vendit vazhdojnë në mënyrë të suksesshme me “besim dhe vendosmëri” me mbështetjen e popullit.