Girl in a jacket
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia godet ashpër Isis-in

Turqia godet ashpër Isis-in

Tanket turke dhe automjete të tjera të blinduara kanë hyrë në provincën veriore të Sirisë dhe kanë goditur ashpër me granata Shtetit Islamik dhe të gjitha pozicionet e tyre në këtë zonë, duke hapur kështu edhe një tjetër front brenda dy javëve të fundit, kjo sipas raporteve të mediave vendase por edhe atyre ndërkombëtare si “CNN”, “BBC” dhe “Reuters” e “RT”.

Tanke turke hynë dje në fshatin Al Rai në veri të Sirisë për të luftuar xhihadistët e grupit Shteti Islamik, duke hapur një front të ri pas fillimit të ndërhyrjes nga Ankaraja muajin e kaluar kundër ISIS-it, sipas medias shtetërore turke.

“Tanket hynë në fshat që prej qytetit kufitar turk të Kilis për të mbështetur ushtarakisht rebelët e opozitës siriane, pas ndoqën xhihadistët nga shumë fshtara të rajonit gjatë operacionit të tyre Mburojë e Eufratit të filluar më 24 gusht”, theksoi agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.