Turqia heq përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambiente të mbyllura

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se është hequr detyrimi për “mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura”, i cili zbatohej prej rreth 3 vite në kuadër të masave pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Turqi.

Presidenti Erdoan e njoftoi këtë gjatë një deklarate që bëri me anëtarët e Komitetit Shkencor për Koronavirusin (Ministria e Shëndetësisë), me të cilët pati një takim në Kompleksin Presidencial në Ankara.

“Siç dihet, 2 vitet e fundit të botës sonë kanë kaluar nën hijen e kësaj pandemie. Ne pamë se si njerëzit hynë në garë për të rrëmbyer maska në aeroportet dhe pikëkalimet kufitare të shteteve të mëdha. Turqia ka qenë një nga vendet e pakta që u bëri ballë me nder e sukses sfidave të pandemisë”,- u shpreh udhëheqësi turk dhe e vijoi kështu deklaratën e tij:

“Për të mbrojtur qytetarët tanë nga virusi ne e vendosëm në plan të parë luftën me pandeminë duke sjellë sa më shpejt në vendin tonë të gjitha metodat e zhvilluara në botë. Me përpjekjeve të shkencëtarëve tanë ne kemi arritur shumë suksese së bashku, duke filluar që nga ventilatorët e deri tek pajisjet e diagnostikimit në shtëpi, prodhimi i ilaçeve dhe vaksinave antiCovid. Ne jemi një nga 9 vendet në botë që mund ta prodhojë vet vaksinën. Ne ofruam gjatë pandemisë ndihmë mjekësore për 160 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare në mbarë botën.”

“Është hequr plotësisht detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura, një masë që aplikohej prej rreth 3 vitesh si pjesë e masave kundër koronavirusit. Përdorimi i maskave do të vazhdojë edhe për një kohë vetëm mjetet e transportit publik dhe institucionet e kujdesit shëndetësor derisa numri i rasteve të bjerë nën një mijë”,- bëri të ditur presidenti Erdoan /trt