Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar ka kërkuar nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, që të ndërmarrin masa kundër strukturave tw organizatws terroriste Feto, tw cilat veprojnë në territorin e këtij vendi.
Sipas tij, kwto struktura po dëmtojnë raportet mes dy vendeve, miqësinë dhe lidhjes vëllazërore.
“I kemi emrat e disa prej personave kryesorë të organizatës terroriste dhe jam thellësisht i bindur se ditët e ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do të ndërmarrin masa konkrete lidhur me këtë. U besojmë institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar ministri turk i mbrojtjes, Akar pas takimit në Shkup me ministren e mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.






