“Turqia iu përgjigj sulmit në Istanbul duke shkatërruar strehimoret e terroristëve në Irak dhe Siri” – VIDEO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se vendi i tij prej ditësh po shkatërron strehimoret e terroristëve me avionë, artileri dhe dronë dhe se do t’i çrrënjos ato, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne iu përgjigjëm sulmit frikacak terrorist në të cilin u vranë gjashtë njerëz të pafajshëm duke rrafshuar bastionet terroriste në veri të Sirisë dhe Irakut”, tha Erdoğan gjatë ceremonisë së hapjes së disa projekteve në qytetin turk Artvin.

Herët të dielën, Turqia nisi Operacionin “Kthetra-Shpata”, një fushatë ajrore ndërkufitare kundër organizatës terroriste YPG/PKK që ka ngritur strehimoret e saj të paligjshme përgjatë kufirit të Irakut dhe Sirisë, ku planifikojnë sulme në territorin turk.

Operacioni ajror i Turqisë vjen pas sulmit terrorist të 13 nëntorit në rrugën e frekuentuar me njerëz Istiklal të Istanbul-it në të cilën u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë.

“Ne e dimë identitetet dhe vendndodhjen e tyre. Ne gjithashtu e dimë shumë mirë se kush është sponsori, si dhe kush armatos dhe mbështet terroristët. Shpresojmë se do të çrrënjosim të gjithë terroristët sa më parë të jetë e mundur”, tha Erdoğan.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cila renditet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. YPG është dega siriane e kësaj organizate terroriste.