Turqia shpëton dhjetëra refugjatë të cilët Greqia i ktheu mbrapa

Turqia ka shpëtuar 29 refugjatë, të cilët u shtyn ilegalisht nga Greqia në ujërat turke në detin Egje.

Azilkërkuesit, të cilët ishin në një gomone, u hodhën në breg pranë rrethit Çesme të provincës së Izmirit, tha në një deklaratë Komanda e Rojës Bregdetare Turke.

Njëzet e një refugjatë të parregullt u shpëtuan gjithashtu nga një varkë gome që pësoi dështim të motorit në provincën Dikili.

Të gjithë refugjatët u dërguan më vonë në zyrën provinciale të migracionit, raporton Trtworld, transmeton Klankosova.tv.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia tashmë mban 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend në botë, dhe po merr masa të reja sigurie në kufijtë e saj për të parandaluar në mënyrë njerëzore një fluks të ri refugjatësh.

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, postoi një video, ku tregon rojet bregdetare greke duke hapur zjarr ndaj refugjatëve dhe duke shtyrë një varkë që transportonte emigrantë të parregullt në ujërat territoriale turke, duke krijuar turbulenca rreth varkës.

“Njerëzimi edhe një herë nëpërkëmbet në Egje! Turp!”, ka shkruar nënkryetari Oktay.