Turqia: Solidariteti ynë me popullin sirian do të vazhdojë

Tanju Bilgiç

“Turqia, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e komunitetit ndërkombëtar, do të vazhdojë të sigurojë kontribut të fuqishëm në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të këtij konflikti në përputhje me pritjet e popullit të Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, ambasadori Tanju Bilgiç, vuri në dukje se Turqia që nga fillimi i konfliktit të Sirisë është vendi që ka bërë më shumë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes në drejtim të pritjeve legjitime të popullit sirian ndaj krizës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Solidariteti ynë me popullin sirian do të vazhdojë”, tha Bilgiç, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes lidhur me lajmet në shtyp për qasjen e Turqisë ndaj konfliktit të Sirisë.

Bilgiç theksoi se Turqia që nga fillimi i konfliktit të Sirisë është vendi që ka bërë më shumë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes në drejtim të pritjeve legjitime të popullit ndaj krizës në këtë vend.

Ai rikujtoi më tej se Turqia përmes procesit për ruajtjen e armëpushimit në terren dhe proceseve Astana dhe të Gjenevës ka luajtur rol pionier në formimin e Komitetit Kushtetues.

“Turqia ka luajtur rol pionier, ka dhënë mbështetje të plotë ndaj opozitës dhe Delegacionit Negociator në procesin politik. Aktualisht ky proces nuk po përparon për shkak të zvarritjes së regjimit. Edhe elementët që shprehu dje ministri ynë i nderuar, këtë tregojnë”, tha Bilgiç.

Më tej Bilgiç tha se Turqia siguron mbrojtje të përkohshme për miliona sirianë dhe vazhdon kontribut aktiv ndaj përpjekjeve për përgatitjen e kushteve të përshtatshme për rikthim vullnetar dhe të besueshëm të refugjatëve si dhe për gjetjen e zgjidhjes ndaj konfliktit në përputhje me udhërrëfyesin e paraqitur në rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Turqia, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e komunitetit ndërkombëtar, do të vazhdojë të sigurojë kontribut të fuqishëm në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të këtij konflikti në përputhje me pritjet e popullit të Sirisë. Solidariteti ynë me popullin sirian do të vazhdojë”, deklaroi ndër të tjera Bilgiç. /aa