Turqia vazhdon shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri për muajin e Ramazanit

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë me rastin e muajt të Ramazanit, që mundësohen me kontributin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, raporton Anadolu Agency(AA).

Në aktivitetin e shpërndarjes së dhjetëra pakove me produkte ushqimore në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse Sadakaja e Mëshirës, ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, bashkëshortja e ambasadorit turk, Ayşegül Erdal Yörük dhe përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Ambasadori Yörük gjatë fjalës përshëndetëse për të pranishmit, duke uruar që muaj i Ramazanit të sjellë begati dhe harmoni, përcolli edhe përshëndetjet dhe urimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Shqiptarët dhe turqit janë dy shoqëri pothuajse vëllezër, mik me njëri-tjetrin, kanë jetuar pothuajse dore për dore gjithë së bashku me shekuj. Shqiptarët për ne, në zemrat tona dhe në mendjet tona zënë një vend shumë të veçantë. Kështu që ndodhur në këto ndjenja, edhe ne jemi aktualisht këtu së bashku me ju për të bërë të mundur edhe shpërndarjen e këtyre ndihmave, si dhe për të thënë se ne do të jemi si në ditë të mira ashtu dhe në ditë të vështira pranë jush, pranë shqiptarëve. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush”, u shpreh ambasadori turk”.

Duke folur për mbështetjen e Turisë pas tërmetit dhe për pandeminë, ai tha se “Ne vëllezërit tanë shqiptarë nuk i kemi lënë vetëm dhe nuk i braktisim. Nën direktivat e presidentit të Turqisë, Erdoğan, ne shumë shpejt filluam kantierin e rindërtimit në zonën e Laçit. Përsëri nën direktivat e presidentit tonë, Erdoğan, ne kemi bërë të mundur që edhe gjatë kësaj pandemie për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve me pajisje, me mjete spitalore dhe mjekësore, ku mund të përmendim edhe spitalin e Fierit që aktualisht është përuruar”.

Ai tha se Turqia me institucionet dhe organizatat e saj, në Shqipëri ka vazhduar të jetë prezent për të ndihmuar gjithmonë vëllezërit shqiptarë.

Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Anıl Kocabal, në një deklaratë për AA tha se në kuadër të aktiviteteve të muajit të Ramazanit synojnë të shpërndajnë ndihma për 8 milionë njerëz.

“Në këtë kuadër po veprojmë në 18 vende të botës. Ramazani është vëllazëri dhe solidaritet. Këtë herë nuk e harruam Shqipërinë dhe sot ndodhemi në Tiranë ku kemi nisur shpërndarjen e ndihmave. Në të gjithë Shqipërinë do të shpërndajmë 500 pako me ndihma”, u shpreh Kocabal.
Kryetari i Shoqatës Bamirëse Sadakaja e Mëshirës, Besar Kastrati, duke falënderuar institucionet turke për mbështetjen, për AA tha se Turqinë e kanë patur çdo herë përkrah.

“Jo vetëm në muajin e Ramazanit, por edhe në rastet e tërmetit, në rastet e pandemisë, me ndihmën e çdo forme na është përgjigjur çdo herë. I falënderojmë për bashkëpunimin e tyre që na qëndrojnë përkrah çdo herë. Ne jemi mirënjohës si popull shqiptar që kemi përkrah popullin turk”, theksoi Kastrati.

Ndihmat gjatë ditës së sotme janë shpërndarë për dhjetëra familje në nevojë në Tiranë, ndërkohë do të vazhdojë shpërndaja edhe për qindra familje të tjera. /aa