U goditën nga orteku, të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Himalajet indiane – VIDEO

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një ortek goditi një ekip alpinistësh në Himalajet indiane, shkruan BBC.

34 praktikantë dhe shtatë instruktorë u goditën teksa zbrisnin nga një majë në shtetin verior të Uttarakhand. Grupi përbëhej nga praktikantë nga Instituti i Alpinizmit Nehru aty pranë.

Ai tha se ata ishin duke u kthyer nga mali Draupadi Danda-2 (5,670 m) kur u goditën nga orteku. Përpjekjet e kërkimit u ndërprenë gjatë natës për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, por rifilluan të mërkurën.

Shefi i policisë së Uttarakhand, Ashok Kumar, tha se ekipet e shpëtimit mund të rifillonin operacionet.

“Deri më tani janë gjetur gjithsej 10 trupa,” tha ai.

“Jam shumë i prekur nga humbja e jetëve të çmuara për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka goditur alpinistët nga Instituti i Alpinizmit Nehru në Uttarkashi”, shkroi në një mesazh në Twitter, ministri i jashtëm Rajnath Singh. /abcnews