U kërkua nga Real Madridi, ylli i Spurs konfirmon të ardhmen

Mesfushori i Anglisë, Dele Alli ka nënshkruar kontratë të re me Tottenhamin, që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.

22-vjeçari iu bashkua Tottenhamit nga MK Dons për 5 milionë funte në vitin 2015 dhe ka shënuar 48 gola në 153 paraqitje zyrtare.

Ai është paraqitur në gjashtë ndeshje në Premier League këtë sezon – përfshirë edhe në humbjen e djeshme nga Manchester City – por nuk ka shënuar gol që nga java e parë, transmeton IndeksOnline.

Dele Alli playing against Man City on Monday

”Unë e kam shijuar kohën time të deritashme te Spurs”, shkroi Alli në Instagram. ”Jam i emocionuar ta shoh se çfarë na pret e ardhmja”.

Alli u transferua te Spurs nga klubi i tij i fëmijërisë dhe debutoi si 16-vjeçar në nëntor të vitit 2012.

Kështu, Alli ndjekë hapat e Harry Kane, Harry Winks, Son Heung-min dhe Erik Lamela duke nënshkruar kontrata të reja me klubin.