UEFA jep lajm të mirë për futbollin e Kosovës

Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA ka dhënë një lajm të mirë për futbollin e Kosovës.

Më parë ekipi që është shpallur kampion në Superligë, për të marrë pjesë në garat evropiane ka kaluar në faza para kualifikues.

Së fundmi UEFA ka njoftuar se ekipi që shpallet kampion në Superligën e Kosovës, që nga ky edicion nuk do të garojë në raundin para kualifikues, por direkt në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin kosovar.