Ballina Sport Futboll UEFA suspendon Prestianin, futbollisti nuk udhëton në Madrid

UEFA suspendon Prestianin, futbollisti nuk udhëton në Madrid

Gianluca Prestiani është pezulluar përkohësisht nga UEFA, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me akuzat për racizëm ndaj Vinicius Junior.

Si pasojë e këtij vendimi, Prestiani nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid, shkruan Indeksonline

UEFA pritet të dalë me një vendim përfundimtar pas përfundimit të hetimeve, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin sportiv.

Masnesër, skuadra e Real Madridit luan ndeshjen e kthimit ndaj Benficas në “Santiago Bernabeu”./