Ugandë: Opozita bën thirrje për protesta paqësore kundër presidentit Musevini

Kreu i opozitës pretendon se ai është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale dhe rendit kërkesat, duke përfshirë lirimin e të burgosurve politikë dhe përfundimin e rrëmbimeve.

Udhëheqësi i opozitës Ugandase Bobi Wine ka bërë thirrje për protesta paqësore, dy muaj pasi Yoweri Museveni, i cili ka drejtuar vendin që nga 1986, u shpall fitues i zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

“Unë ju bëj thirrje të ngriheni paqësisht, të paarmatosur dhe të demonstroni kundër regjimit që na ka shtypur,” tha të martën këngëtari i kthyer në politikan, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kyagulanyi, në selinë e Platformës së tij të Unitetit Kombëtar në kryeqytet , Kampala.

39-vjeçari po fliste pranë një tavoline të mbushur plot me dosje, për të cilat ai pretendoi se përmbanin formularë rezultatesh nga vendvotimet individuale. Ai tha se bazuar në këto rezultate, ai ishte fituesi i vërtetë me 54 përqind të votave. /Mesazhi.com