Autoritetet ukrainase njoftuan se 219 fëmijë kanë humbur jetën dhe 398 janë plagosur në sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet më shumë se 1.550 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet e ushtrisë ruse, 102 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.
Në deklaratë thuhet se që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi sulmet e saj, 219 fëmijë kanë humbur jetën dhe 398 fëmijë janë plagosur. /aa



