Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë qindra ushtarë të rënë në front

Ukraina dhe Rusia kanë filluar shkëmbimin e trupave të rreth 320 ushtarëve të rënë, sipas autoriteteve në Kiev.

”Shkëmbimi u zhvillua më 2 qershor në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhya, ku secila palë dorëzoi 160 trupa”, tha qeveria ukrainase të shtunën.

Ukraina i kishte bërë thirrje vazhdimisht Rusisë që të priste ushtarët e saj të rënë, duke akuzuar udhëheqjen në Moskë se i trajton forcat e veta shumë keq dhe nuk kujdeset për një varrim dinjitoz.

Shërbimet sekrete ukrainase dhe shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura u përfshinë në shkëmbim. /atsh