Forcat e armatosura të Ukrainës e kanë pranuar humbjen e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet lindore, ndërsa Rusia po vazhdon ofensivën, raporton CNN.
Po vazhdojnë luftime të ashpra në tri fronte, ndërsa forcat ruse po rigrupohen dhe furnizohen nga bazat brenda Rusisë, ka thënë zëdhënësi i Ushtrisë së Ukrainës të mërkurën.
Përkundër humbjes së territorit, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se nëntë sulme ruse janë neutralizuar vetëm në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, ku janë shkatërruar pajisje ushtarake ruse, përfshirë nëntë tanke dhe 11 sisteme të artilerisë.
Trupat ukrainase po luftojnë në tri drejtime për të ndaluar trupat ruse që ta marrin gjithë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Rusia para se të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, kishte njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut. /koha





