Ukraina kërkon ndihma ushtarake nga Gjermania

Ukraina ka kërkuar përsëri ndihma ushtarake nga Gjermania gjermane dhe më shumë angazhim nga kancelari Olaf Scholz mes kërcënimeve të vazhdueshme ruse.

“Për momentin, Ukrainës veçanërisht “i duhen urgjentisht 100,000 helmeta dhe jelekë mbrojtës për vullnetarët që po regjistrohen në ushtri për të mbrojtur atdheun e tyre, së bashku me forcat e armatosura”, deklaroi sot ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrij Melnyk për gazetën e biznesit “Handelsblatt”.

Megjithatë, Melnyk i ka qëndruar kërkesës së tij për dërgimin e armëve në Ukrainë.

“Serioziteti i situatës kërkon një rivlerësim të menjëhershëm dhe një ndryshim të rrugës që po ndiqet nga qeveria e koalicionit gjerman lidhur me çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë”, tha ai.

Melnyk theksoi se vendi i tij nuk do të ndalej derisa të bindte qeverinë gjermane dhe opozitën për të dorëzuar armë mbrojtëse në Ukrainë.

Qeveria gjermane ka njoftuar planet për të ofruar një spital fushor në Kiev, ndërkohë që vazhdon të refuzojë dërgimin e armëve. /atsh