Ukraina thotë se “goditje të reja për ekonominë ruse po vijnë”

Pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba premtoi se “do të ketë edhe më shumë goditje për ekonominë, sistemin financiar dhe tregtinë ruse”.

Kuleba shkroi në Twitter se ai kishte biseduar me Blinken për mënyrat se si SHBA-ja mund të mbështeste më tej ekonominë dhe ushtrinë e Ukrainës.

Ai shtoi se është mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara. /rel