Ulefone do të lansojë së shpejti tabletët Tab A9 Pro dhe Tab A9 Pro Kids

Ulefone pritet të prezantojë së shpejti tabletin e ri Tab A9 Pro, së bashku me versionin për fëmijë, Tab A9 Pro Kids.

Pajisja e re do të fuqizohet nga procesori Helio G91, me Android 15 si sistem operativ, 4GB RAM LPDDR4X dhe 128GB memorie UFS 2.1, e zgjerueshme deri në 2TB me microSD.

Ekrani i tij është 8.68 inç me rezolucion 1,340×800 pikselë, 90Hz refresh rate dhe ndriçim maksimal prej 400 nits, duke ofruar gjithashtu mbështetje Widevine L1 për transmetime 1080p.

Për fotot dhe videot kujdesen një kamerë 12MP kryesore (Sony IMX363), një 13MP ultra-wide (Samsung) me kënd 136.5° dhe një 8MP frontale.

Bateria ka kapacitet prej 5,040 mAh dhe mbështet karikim të shpejtë 18W përmes portës USB-C.

Tableti sjell edhe LTE, altoparlantë stereo dhe një hyrje 3.5mm për kufje. Me këtë kombinim specifikash, Tab A9 Pro synon të ofrojë një balancë mes performancës dhe çmimit të arsyeshëm.