Në bazë të dialogut qe ekziston në Kuran Iblisi-shejtani-djalli nuk e mohonte ekzistencën e Allahut… përkundrazi, ai i drejtohej Atij!
E megjithatë, tha fjalinë që e përmbledh tërë mendjemadhësinë:
«Unë jam më i mirë se ai!» (El-A’raf, 12).
Dhe këtu qëndron paradoksi, mbi të cilin ia vlen të ndalemi gjatë…
Njeriu mund të besojë në ekzistencën e Allahut dhe, njëkohësisht, të jetë mendjemadh ndaj krijesave të Tij.
Mund të ngrejë parulla të imanit, ndërkohë që njerëzit përreth tij jetojnë me frikën nga gjykimet, përjashtimi dhe agresiviteti i tij.
Çfarë vlere ka bindja jote, nëse ti je burim frike për ata që të rrethojnë?
Çfarë vlere ka bindja jote, kur njerëzit nuk ndihen të sigurt pranë teje?
Ndoshta ka ardhur koha të ndalemi së pyeturi njerëzit:
Në çfarë besoni?
Dhe të fillojmë ta pyesim veten:
Kush ndihet i sigurt falë nesh?
Hoxhë Halil Avdulli







