“Unë ua siguroj 300.000 vota” pat deklaruar njëherë njëri!…

Dr. Rijad Imeri

“Unë ua siguroj 300.000 vota” pat deklaruar njëherë njëri!
E me këtë mentalitet nuk hyhet në zgjedhje, sepse dështon, dështon edhe atëherë kur i sulmon të tjerët pasi që nuk janë rreshtuar prapa teje, ngase e ke drejtuar gishtin kah të tjerët, pa i shikuar mangësitë tua!
Çdo ndarje në politikën kosovare ka qenë e destinuar që të dështoj në zgjedhje, sepse ne si shoqëri ndarjen e paragjykojmë, e çdo herë ai që largohet prej shtëpisë llogaritet “tradharë” edhe nëse është larguar me plot të drejtë!
A e dini se në historinë politike kosovare nuk ka parti më të coptuar dhe më të degëzuar se sa partitë e ashtuquajtura “parti fetare”, për çdo zgjedhje dalin “pipa” të rinjë! sa që keni krijuar fobi, e nëse korrin sa do pak sukses dhe “rehatohen” në ndonjë ambasadë, zhduket edhe vet prezenca e protagonistëve nga skena politike, e me këtë më së paku tregohet seriozitet.
Bile njëri e kishte potencuar, se synimi jonë nuk është patjetër të fitojmë, edhe atë një ditë para zgjedhjeve!!
Populli i Kosovës e sheh vetëm një institucion që i përfaqëson muslimanët në aspektin fetarë, e ai është institucioni i bashkësisë islame, pamarr parasysh se sa është ky institucion aktiv në aspektin e çështjeve politike, për këtë nuk e pranon që dikush t’i jep ngjyrë fetare partisë së tij, apo të mbeldh vota në emër të fesë!
Dhe këtë është ka mundohet qe 25 vite me ua treguar përmes kutisë së votimit!
Gjithashtu populli do një kauzë, kauzë e cila është e kapshme për të gjithë dhe është preokupim i të gjithëve e jo kauzë selektive, si psh: coptimi i Kosovës, rryma energjetike, ushtria, shëndetësia, gjyqësori, emigrimi, droga, papunësia, diaspora etj. janë çështje që nuk lënë shtëpi pa prekur!
Kurse familja, megjithëse është një kauzë fundamentale, ajo nuk është në rrezik për masën e gjerë, edhe pse kanë filluar plasaritjet të duken që tani dhe në aspektin afatgjatë do të bëhet prioritet, por shoqëria nuk preokupohet dhe nuk gajlohet me gjërat e pandodhura apo të padukshme!
Shoqëria dëshiron që ta shoh rrezikun “para hundëve” ta nuhasë atë, e ta prekë atë, e kur ndodh kjo, atëherë është në gjendje edhe të vetflijohet për të, siç ishte rasti me luftën e Kosovës kur familja ishte në rrezik!
Është jo etike që t’i akuzoni besimtarët, pas zgjedhjeve, se pse nuk ju kanë përzgjedhur juve dhe të filloni me fyerje e nënçmime, apo ta vëni në mëdyshje besimin e tyre, ngase kjo tregon që ju nuk u keni ofruar atyre zgjedhje të lirë por imponim, e imponimin nuk e dëshiron as kafsha e leje më njeriu!
Aq larg keni shkuar, sa që çdonjëri i cili nuk ju përkrahu e identifikuat si njeri që është kundër familjes, edhe nëse ishte prej atyre që tërë jetën e tij e kishte kaluar në shërbim të vlerave familjare.
Edhe një gjë, nuk dyshojmë që në mesin tuaj ka personalitete të përgatitura, të cilët ia dojnë më të mirën popullit, mirëpo ky popull dëshiron që fjala të dëshmohet në vepër, e një muaj apo një shfaqje teatrale parazgjedhore nuk mjafton, për këtë e ka trashëguar thënien brez pas brezi: “gjersa ta hajmë një thes krypë së bashku!”, kështu që filloni të fitoni miq, e mos i shndërroni miqtë tuaj në armiq!
E besimtarët në pabesimtarë!
Se besimi dhe miqësia janë më të gjera se sa kutia e votimeve!

Dr. Rijad Imeri