UNICEF: Mbikonsumimi po shkatërron mjedisin

Nëse e gjithë bota do të konsumonte burime me ritmin e vendeve më të pasura në botë, sipas UNICEF-it, do të duheshin ekuivalenti i më shumë se tre tokave për ta përballuar.

Në një raport të publikuar, UNICEF krahasoi ndikimin global mjedisor të 39 vendeve në Bashkimin Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Ekspozimi ndaj ndotësve të dëmshëm, konsumi i burimeve, hedhja e mbetjeve elektronike dhe kontributet kombëtare në krizën klimatike janë ndër treguesit e konsideruar nga raporti.

Spanja, Irlanda dhe Portugalia kryesojnë tabelën pasi u ofrojnë fëmijëve të tyre një mjedis të mirë për të jetuar dhe kanë një kontribut relativisht të ulët në problemet globale mjedisore.

Australia, Belgjika dhe Kanadaja janë ndër vendet më të pasura në botë që raportohet se kanë një ndikim të rëndë në mjedisin global dhe për rrjedhojë tek fëmijët në mbarë botën, dhe për fëmijët në mbarë vendin.

“Jo vetëm që shumica e vendeve të pasura nuk po arrijnë të ofrojnë mjedise të shëndetshme për fëmijët brenda kufijve të tyre, por ato gjithashtu kontribuojnë në shkatërrimin e mjediseve të fëmijëve në pjesë të tjera të botës”, theksoi Gunilla Olsson, drejtore e Zyrës për Kërkime të UNICEF. /atsh