Atleti nga Xhamajka ka marrë pjesë në stërvitjet e skuadrës gjermane.
Usain Bolt ka pasur gjithmonë dëshirë për të provuar veten në futboll dhe duket se ëndrra e tij do të realizohet.
Rekordmeni botëror i vrapimeve në 100 dhe 200 metra është një tifoz i flaktë i Manchester United, por ishte klubi gjerman ai që i dha mundësinë të stërvitej bashkë me yjet e tjerë të futbollit, tashmë që karriera e tij në atletikë ka përfunduar.
Borussia Dortmund dhe Usain Bolt kanë të njëjtin sponsor: markën Puma. Kjo ndoshta është arsyeja e këtij bashkimi.