Ushtarët izraelitë vrasin tre palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë vrarë tre palestinezë të cilët, siç pretendohet, kanë kaluar kufirin jugor të Gazës.

“Gjatë hapjes së zjarrit janë vrarë dy palestinezë të cilët kaluan gardhin e sigurisë në jug të Gazës dhe hodhën mjet shpërthyes ndaj automjetit patrullues ushtarak”, njoftoi Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai shtoi se poashtu edhe dy persona të tjerë “tentuan të hyjnë në Izrael dhe të dëmtojnë gardhin e sigurisë në jug të kufirit”.

“Gjatë hapjes së zjarrit të forcave izraelite të sigurisë është vrarë një person, ndërsa një tjetër është arrestuar”, theksoi Adraee.