Ushtria izraelite arreston një qytetar dhe shkakton shkatërrim në Bal’a, Tulkarem

Forcat izraelite kryen një operacion të gjerë në fshatin Bal’a, në lindje të Tulkaremit, ku arrestuan qytetarin Thaer Najjar pas bastisjeve të shumta në shtëpi dhe dyqane.

Sipas burimeve lokale, gjatë operacionit u përdorën buldozerë dhe qentë e policisë, ndërsa dhjetëra banesa e dyqane u dëmtuan rëndë pas thyerjes së dyerve dhe kontrolleve. Po ashtu, u shkatërruan pjesë të rrugëve dhe u dëmtua infrastruktura.

Kjo bastisje vjen ndërsa Tulkaremi dhe kampet e saj përballen me rrethim dhe operacione ushtarake të vazhdueshme prej 219 ditësh. /mesazhi