Ushtria izraelite dërgon forca shtesë në Bregun Perëndimor

Katër batalione është numri i forcave shtesë që do të kryejnë detyrën me qëllim “pengimin e infiltrimit të palestinezëve në çështjet e brendshme të Izraelit”

Pas sulmit në qytetin Bnei Brak, ushtria izraelite njoftoi se do të dërgojë forca shtesë në Bregun Perëndimor kundër “mundësisë së infiltrimit nga palestinezët”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga ushtria izraelite, shefi Shtabit të Izraelit, Aviv Kochavi, pas vlerësimit që bëri me ushtrinë dha urdhër për dërgimin e forcave shtesë në rajonin pranë Vijës Jeshile, në Kuds dhe lagjet e tij, në rajonet e vendbanimeve të mëdha hebreje dhe në Bregun Perëndimor.

Bëhet e ditur se katër batalione është numri i forcave shtesë që do të kryejnë detyrën me qëllim “pengimin e infiltrimit të palestinezëve në çështjet e brendshme të Izraelit”.

Në një deklaratë të bërë mbrëmë nga policia izraelite u njoftua se një sulm me armë u krye në qytetin Bnei Brak në lindje të Tel Avivit dhe se në sulm humbën jetën pesë persona.

Ky është sulmi i tretë që kryhet brenda një jave në Izrael.

– Sulmet njëra pas tjetrës në Izrael

Në një sulm me thikë më 24 mars në qytetin Beersheba në jug të vendit, humbën jetën katër izraelitë. U theksua se agresori ishte simpatizant i DEASH-it dhe se më parë ishte burgosur për vepra “lidhur me sigurinë”.

Ndërsa si pasojë e zjarrit të hapur nga dy agresorë natën e 27 marsit në qytetin Hadera, humbën jetën dy policë dhe u plagosën tre të tjerë. Sulmi që kishte në objektiv policët izraelitë u mor përsipër nga organizata terroriste DEASH. /aa