Ushtria siriane njoftoi të dielën se ka arrestuar tetë persona të lidhur me ish-regjimin Baath, teksa ata përpiqeshin të kalonin në zonat e mbajtura nga grupi terrorist PKK/YPG, i cili vepron nën emrin SDF në Siri, transmeton Anadolu.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni pranë Deir Hafir-it në provincën e Halepit, sipas një deklarate nga Drejtoria e medias dhe komunikimit e Ministrisë siriane të Mbrojtjes të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024, administrata e re e Sirisë ka nisur reforma ekonomike dhe politike që synojnë përmirësimin e kushteve në të gjithë vendin.
Assadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi menjëherë pas rrëzimit të tij, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmed al-Sharaa u formua në janar 2025.


