​Vala e të nxehtit në Gjermani shënon rekord

Gjermania është në mesin e vendeve që u përfshi nga temperaturat e larta së fundmi. Autoritetet njoftuan se të dielën, temperaturat në qytetin Cottbus shkuan në 39 gradë Celsius. Kjo shkallë herën e fundit është regjistruar në vitin 1888.

Spanja e Franca gjithashtu regjistruan temperatura të lartë këtë vikend, me ç’rast shumë pyje u përfshin nga zjarre masive. Autoritetet spanjolle thanë se temperaturat pritet të shënojnë ulje, duke zbutur motin e thatë.

Italia po rrezikohet nga moti i thatë. Veriu i Italisë përballet me thatësinë më të madhe në 70 vjetët e fundit. Lumi më i madh i këtij rajoni italian ka nisur të thahet, duke rrezikuar edhe furnizimin me ujë të pijshëm. /koha