Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Varrosen 17 palestinezët e vrarë nga forcat izraelite

Varrosen 17 palestinezët e vrarë nga forcat izraelite

Kanë nisur funeralet  për 17 palestinezët e vrarë nga forcat izraelite, ndërsa mijëra persona marshuan pranë kufirit të Gazës me Izraelin, për të shënuar 42 vjetorin e Ditës së Tokës.

Palestinezët në Rripin e Gazës mbajtën sot funeralin për 30-vjeçarin Sari Abu Odeh.

Ai u qëllua për vdekje sot kur forcat izraelite përdorën municion të gjallë në protestues dhe përdorën gaz lotsjellës për t’i çuar ata drejt një gardhi të fortifikuar pasi filluan një demonstratë të planifikuar gjashtë javore duke kërkuar të drejtën e kthimit për refugjatët.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 1,400 të tjerë u plagosën në demonstratën që përkujtoi Ditën e Tokës, e cila rrjedh nga 30 mars 1976, kur gjashtë qytetarë palestinezë u vranë nga forcat izraelite gjatë protestave kundër vendimit të qeverisë izraelite që të shpronësoj zaptimet masive të tokës palestineze. /MESAZHI/