Vazhdojnë problemet për United, ndahen baras me Chelsea

Ka përfunduar baras ndeshja në mes Manchester United dhe Chelsea, e vlefshme për Premier Ligë.

Ndeshja në mes Man United – Chelsea ka përfunduar baras, 1:1.

Ishte një ndeshje fillimisht e kontrolluar mjaft mirë nga ‘Blutë e Londrës’.

Pjesa e parë i takoi atyre tërësisht, por rastet për gola nuk arritën t`i konkretizonin.

Në anën tjetër ishte United që kërkonin të gjenin golin me kundërsulme, por nuk u treguan të saktë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë më mirë nisi për mysafirët, ishte Marcos Alonso i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 60` të ndeshjes.

Kundërpërgjigja e ‘Djajve të Kuq’ erdhi shpejt, kur pas vetëm dy minutash Cristiano Ronaldo pas një stopimi fenomenal të topit në 5-metërsh, shënoi një gol shumë të bukur, për të barazuar në 1:1.

Pas golit të yllit portugez, kishte mundësi të shënohen edhe disa gola nga të dy ekipet, por nuk arritën ta gjejnë golin e avantazhit.

Kështu pas këtij barazimi Man United qëndron në vendin e gjashtë me 55 pikë, ndërsa Chelsea në pozitën e tretë me 66 gjithsej.