Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, brenda 24 orëve ka edhe të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 720 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Në të njëjtën kohë ka vdekur një person.

Tani për tani në gjithë vendin janë gjithsej 5.678 raste aktive të të prekurve me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.678.