Dy të vdekur në aksidente trafiku gjatë mbrëmjes së kaluar. Sipas Policisë së Kosovës, një 25 vjeçar me inicialet D.R ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në rrugën “UÇK” në Pejë.
Sipas Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur në afërsi të palestrës së sporteve, ku ishin të përfshira dy automjete me targa të regjistrimit vendor. Po ashtu sipas njoftimit të policisë me të njëjtën datë rreth orës 23:21 ka ndodhur një aksident tjetër në afërsi të shkollës fillore në Fsh.
Gllogjan KK Pejë, me ç’rast janë lënduar pesë (5) persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe njëri nga ta i mitur ka arritur në spital pa shenja jete sipas konstatimit mjekësor. Mesazhi.com/








