Vdes 23 vjeçari në Mitrovicë pas rrokullisjes me traktor

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e rrokullisjes me traktor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rezanë të Mitrovicës.Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar dhe zyrtarja për informim në Policinë e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana për lajmi.net.Varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme.