Vdes 39-vjeçarja nga Istogu e prekur me koronavirus

Ka ndërruar jetë 39 vjeçarja nga fshati Llugë e Istogut, e cila ishte e prekur me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.

Lajmi.net me herët ka raportuar se 39-vjeçarja ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte probleme shëndetësore.

Po ashtu është mësuar se e njëjta ishte pranuar me urgjencë në Klinikën Emergjente të QKUK-së nga kirurgët abdominal dhe pasi që ka përfunduar operacioni të njëjtës i është bërë testi për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Nga QKUK-ja kanë bërë të ditur për lajmi.net se nuk dihet se si është infektuar pacientja në fjalë, përderisa thonë se janë duke u marrë me këtë çështje për hapat e mëtejmë.