Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se të hënën është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare aktori, regjisori dhe profesori i njohur Enver Petrovci.
Përmes një postimi në Facebook, TKK u ka shprehur ngushëllime familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike. Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.








