
Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Khaleda Zia, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, në një spital në kryeqytetin Dhaka, njoftuan burime zyrtare.
Khaleda Zia ishte gruaja e parë që drejtoi qeverinë e Bangladeshit dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të vendit për disa dekada. Ajo shërbeu dy mandate si kryeministre dhe udhëhoqi Partinë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP), duke luajtur një rol kyç në jetën politike të shtetit aziatik.
Shëndeti i saj ishte përkeqësuar vitet e fundit, ndërsa ajo ishte trajtuar në disa raste në spitale brenda dhe jashtë vendit.
Vdekja e Khaleda Zias shënon fundin e një epoke në politikën e Bangladeshit dhe ka ngjallur reagime të shumta nga mbështetësit, kundërshtarët politikë dhe liderë ndërkombëtarë. /mesazhi


