Vdes në rrethana të dyshimta një person në Prishtinë

Është gjetur pa shenja jete një person gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe se po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Sipas policisë, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.