Një person ka vdekur në një aksident në rrugën “Dan Polloshka në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në Policinë e Gjakovës, ka bërë të ditur për teve1.info se i vdekuri është drejtuesi i makinës rreth 81- vjeç.
“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka” drejtimi Gjakovë–Prizren. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë ajo.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për egzaminim mjeko-ligjorë.








