Një person ka vdekur në një vetaksident komunikacioni në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orë 13:00 të hënën
“Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë-kamion, i cili është rrokullisur.Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka njoftuar për teve1.info Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.







