Vdes personi që u lëndua rëndë nga rrëzimi në vendin e punës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një person.

I vdekuri në QKUK ka ndërruar jetë pas lëndimeve të renda trupore që i kishte pësuar pasi kishte rënë nga shtëpia ku ishte duke punuar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institucion e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rastet e vdekjeve në vendin e punës janë bërë të shpeshta në Kosovë. /Lajmi.net/