Vehtes e ju

Burhan Fili

Në brigje të Paqsorit kto ditë po kaloj,
vehtes e ju po ua kujtoj:
Biseda pa mbarim, fjalë pa ia nda…
gajlen e ummetit vall kush e ka?
Iftare të bollekshme modë janë ba,
vehen në gara që secili me u pa…
sikur ummeti asnji hall nuk ka.
Iftaret e perbashkta të randësishem janë,
kur në sofren e tyne thjeshtësin kanë.
sidomos kur në shtepi , ata mbahen,
me shijen e dashnisë ushqimet hahen.
bashkimi në shtepia po humbet,
bereqeti i sofres fare pak ka mbet.
Kshtu ka ardhë koha të hahet e të pihet,
kujdesi i veçant që nefsi të ngihet.
në nji kohë kur vllaznit në Gaza e gjetk,
nga urija dhe etja janë duke vdek.
shpenzues të kot Allahu mos na baft,
që të vuajm nga skanmja ‘nji ditë ‘mos na raft!
Në anen tjetër udhetimet verrshojn,
për në Meke e Medine njerzit marrshojn
Shkurja në Umre në piknik asht kthy,
shumica e tyre kanë shku nji herë e dy…
por me kaq ata nuk mjaftohen,
merak nuk kanë se pare shpenzohen…
me shpenzime të tilla qejfi nuk bahet,
kur në Gaza… me gjak e lotë iftari hahet.
Vllazen e motra tregoni kujdes,
në nji kohë kur nji popull nga urija po vdes!
nese duam sevape me fitu,
me artin e thjeshtësisë duhet jetu.
askush prej nesh mos të mashtrohet,
do të vij nji ditë: llogari të na kerkohet….

Burhan Fili
Portland, Oregon,
7/4/2024