Vendet më inovative në botë në 2022

Së bashku me shpenzimet R&D, elementë të tjerë kryesorë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në progres dhe inovacion janë adoptimi teknologjik, kërkimi shkencor apo aktiviteti i kapitalit sipërmarrës.

Që prej 2000, investimi global në kërkim dhe zhvillim (R&D) është trefishuar në 2.4 trilionë dollarë.

Në 1960, SHBA përbënte 70% të shpenzimit në kërkim dhe zhvillim dhe deri në 2020-ën kjo përqindje ka rënë në 30%. Nga krijimi i vendeve të punës tek shëndeti publik e tek siguria kombëtare apo konkurruenca industriale, kërkim zhvillimi ruan një rol jetik në rritjen ekonomike dhe inovacionin e një vend duke prekur çdo aspekt të shoqërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë se indirekt.

Së bashku me shpenzimet R&D, elementë të tjerë kryesorë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në progres dhe inovacion janë adoptimi teknologjik, kërkimi shkencor apo aktiviteti i kapitalit sipërmarrës.

Çfarë e përcakton një ekonomi inovative?

Inovacioni është sfidues kur bëhet fjalë për matjen e tij, por Indeksi Global i Inovacionit ka bërë përpjekje disa vjeçare në këtë drejtim.

Struktura e ngritur prej tyre është dizajnuar për të krijuar analiza të plota me 81 indikatorë të ndryshëm mes 7 kategorive të cilat përcaktojnë pikësimin e çdo vendi si:

Niveli i sofistikimit të bizneseve
Niveli i sofistikimit të tregut
Infrastruktura
Kapitali njerëzor dhe kërkimi
Institucionet
Outputi kreativ
Njohuritë dhe outputet teknologjike

Pikët që secili vend merr lidhur në renditjen e tabelës së inovacionit janë një shkrirje e pikëve marrë në secilin prej këtyre kategorive dhe vende me pikë të përafërta mund të jenë të fortë në aspekte të ndryshme.
Vendet më inovative në 2022

Zvicra renditet në krye për vitin e 12-të me radhës duke lënë pas SHBA, Korenë e Jugut dhe Izraelin.

Për shumë ky detaj mund të jetë surprizues. Megjithatë rregullat e vendit në lidhje me pronësinë intelektuale konsiderohen si më të mirat në botë dhe implementohen nga një bashkëpunim i fortë mes universiteteve dhe industrisë. Për më tepër vendi josh talentet më të mira me cilësinë e lartë të jetesës që ofron.
Në vendin e dytë vjen SHBA që është shpenzuesi më i madh në botë me në kërkim dhe zhvillim me 700 miliardë dollarë çdo vit. Globalisht katër prej pesë kompanive me shpenzimin më të lartë R&D janë Amerikane: Amazon me 42.7 miliardë dollarë, Alphabet me 27.6 miliardë dollarë, Microsoft me 19.3 miliardë dollarë dhe Apple me 18.8 miliardë dollarë.

Vende të tjera Evropiane si Suedia e treta, Britania e katërta dhe Holanda e pesta hyjnë në 10 vendet e para për nga zhvillimi i inovacionit.

Koreja e Jugut njihet për intensitetin e lartë R&D mbështetur nga konglomeratët industrialë si Samsung dhe LG.
Amerika e Veriut

SHBA renditet e para në këtë kontinent. Madje vendi është njohur si lider global në inovacion prej vitesh duke sjellë ide dhe teknologji të reja të cilat kanë transformuar mënyrën sesi jetojmë dhe punojmë.

Normalisht edhe në këtë hapësirë gjeografike, SHBA-ja është e para. Kanadaja vjen e dyta në Amerikën e Veriut por e 15 në mbarë botën.

Një shembull interesant është Hondurasi që rënditet në vendin e 113-të. Ajo që po nxit zhvillimin e inovacionit është eksperimenti i ri quajtur Zones for Economic Development and Empleymoment.

Këto zona kanë tërhequr çerek miliardë dollarë në investime private duke krijuar mijëra vende pune.
Amerika e Jugut

Renditur i 50-ti në botë, Kili është i pari në këtë rajon falë sektorit të saj premtues të teknologjisë. Sot është shtëpia e 8 mijë kompanive teknologjike. Vendi ka shtrirjen më të lartë të konektivitetit celular në rajon dhe në 2021 lançoi rrjetin e parë 5G në Amerikën e Veriut.

Pas Kilit vjen Brazili në vendin e 54-të në botë dhe pati një numër rekord IPO në 2021 me vlerë 7 miliardë dollarë.

Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore

Vendi me zhvillimin më të lartë inovacionit është Izraeli i cili rënditet i 16-ti në botë duke shpenzuar 5% të GDP-së në kërkim dhe zhvillim. Është një lider global në aplikimet për patenta dhe eksportime të shërbimeve teknologjike.

Vendi ka një dendësi startupesh 16 herë më të lartë se ajo në Evropë. Vendi i vogël ishullor i Qipros vjen i dyti në rajon dhe 27-ti në botë. Turqia është e treta dhe e 37-ta në botë dhe është shtëpia e 6 unikornëve, startupeve me vlerë mbi 1 miliardë dollarë.
Evropa

Me 15 prej 25 ekonomive më të fuqishme në botë, Evropa është fuqi për mbështetjen e ekosistemeve inovative.

Kontinenti është lider në progres sociale, cilësi dhe kënaqësi jete. Në 2021 kapitalet sipërmarrëse u rritën me 53% ku Londra, Berlini dhe Parisi ishin lider në aktivitet të kapitalit sipërmarrës.

Ndërsa Zvicra rënditet e para në Evropë dhe botë, Shqipëria është e fundit me 24.4 pikë në Evropë pas Bjellorusisë me 27.5 pikë dhe Bosnie & Hercegovinës me 28.5 pikë.
Azia Lindore dhe Oqeania

Koreja e Jugut rënditet e 6 në botë por në Azinë Lindore dhe Oqeani është e para në teknologji dhe inovacion. Qeveria po mbështet projekte në shëndet inteligjent, inteligjencë artificiale dhe komplekse industriale.

Në të njëjtën kohë po përshpejton ndërtimin e infrastrukturave miqësore me mjedisin dhe energjinë e rinovueshme.

Hyundai është prodhuesi i dytë më i madh në SHBA i makinave elektrike pas Tesla.

Kina qëndron jashtë 10 vendeve më inovative në botë por fuqia prodhuese ekonomike për punonjës është rritur me 4.2% çdo vit nga 2011 në 2019 mesatarisht.
Afrika

Vendi më inovative në Afrikë është Mauritius i cili renditet i 45 në botë. Kjo renditje vjen nga fuqia e institucioneve dhe sofistikimi i tregut. Nga ana tjetër qeveria po përshpejton investimet në inkubatorë teknologjikë, incentiva financiare dhe kërkim-zhvillim.

Afrika e Jugut vjen pas Mauritus si i dytë vend më inovative në Afrikë por i 61-ti ë botë. Në Cape Town zyrat qendrore të Amazon prej 300 milionë dollarësh po ndërtohen. Panasonic gjithashtu hapi zyrat qendrore në 2018-ën. Oracle, IBM, Google dhe Microsoft kanë zyra gjithashtu. /PCWorld Albanian