Vendimi i Microsoft me Windows 10 do tu kushtojë shumë përdoruesve

Kompania gjithashtu theksoi se Windows 10 Home, Pro, Enterprise dhe Education nuk do të marrin përditësime sigurie pas datës 14 Tetor 2025.

Microsoft njoftoi fundin e Windows 10-ës, sistemit operativ më popullor në botë. Dhe vendimi do të lërë miliona përdorues me një ngarkesë financiare.

Lajmin e dha vetë kompania përmes një axhende të përditësua të produktit duke thënë se versioni aktual Windows 10 22H2 lançuar në Tetor të 2022, është përditësimi i fundit.

Kompania gjithashtu theksoi se Windows 10 Home, Pro, Enterprise dhe Education nuk do të marrin përditësime sigurie pas datës 14 Tetor 2025.

“Inkurajojmë kalimin në Windows 11,” tha menaxheri i produktit të Microsoft Jason Leznek.

Për fat jo të mirë, për miliona përdorues Windows në mbarë botën, një gjë e tillë nuk do të jetë kaq e lehtë. Edhe pse kompania pretendoi në 2015-ën se Windows 10-ta do të ishte versioni i fundit i Windows, në 2021 lançoi Windows 11-ën me kërkesa më të larta hardueri duke lënë jashtë shumë kompjuterë dhe laptopë të vjetër.

Aspekti më kontrovers i këtij versioni Windows ishte sepse kërkon Trusted Platform Module (TPM) 2.0 lançuar në 106-ën.

Disa pllaka amë të vjetra që mund të shtojnë modulin TPM për afro 50 dollarë por mbështetja e Windows për këtë zgjidhje ka qenë problematike.

Mbi të gjitha, Windows 10 zë afro 70 përqind të tregut Windows me Windows 11-ën që gjendet vetëm në 20 përqind. Microsoft ka hasur në vështirësi kur bëhet fjalë për bindjen e përdoruesve të kalojnë në Windows 11-ën.

Nëse do të ndryshojë diçka, tani është momenti pasi njoftoi “vdekjen” e Windows 10-ës.