Me nderime të larta sot pritet që të varroset veprimtari shqiptar Adem Demaçi.
Demaçi do të përcillet sot për në banesën e fundit në varrezat në Velani, njofton Klan Kosova.
Parcela për varrin e tij është ndarë pak metra larg atij të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Klan Kosova gjendet në zonën ku pritet të bëhet varrimi, ndërsa sipas zyrtarëve pothuajse tashmë është gjithçka gati për ceremoninë e tij.
Arkivoli i trupit të pajetë të veprimtarit Adem Demaçi në çdo moment pritet të dërgohet në Sheshin ‘’Skenderbeu’’ për homazhe.








